Më datë 24.07.2024 në ora 02:00 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në
Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria
personat L.R. (23) dhe F.M.(27). Të dy nga Tetova tek të cilët është
gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në komisariat për
procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 24.07.2024 në ora 01:05 në SPB Tetovë, personi E.K.
(19) nga Treboshi i Tetovës ka raportuar se pas një debati verbal është
sulmuar fizikisht nga L.N. nga Poroji i Tetovës, i cili gjatë sulmit ka
përdorur edhe një mjet metalik. Po merren masa për zbardhjen e rastit,
pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 23.07.2024 në ora 17:30 në SPB-Tetovë, K.Q. (19) nga
Tetova ka raportuar se rreth orës 16:00 në rrugën “Vidoe Smilevski-
Bato” në Tetovë, pas një debati të shkurtër verbal ka qenë e sulmuar
fizikisht nga F. ,,pnj” nga Tetovs. Rasti është duke u zbardhur dhe do të
vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 24.07.2024 në ora 23:20 SPB-Tetovë, A.A. nga Tetova
ka raportuar se djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur.
Rasti është duke u zbardhur.
……
Më datë 23.07.2024 në ora 13:25, në Stacionin Policor për Siguri
në Komunikacionin Rrugor Tetovë është paraqitur vetë personi A.K. (30)
nga Poroji i Tetovës, i cili ka qenë me automjetin e tij “BMW X5” me
shenja kombëtare zvicerane, me të cilën ka marrë pjesë në një aksident
trafiku me biçikletë, për të cilin është raportuar në SPB Tetovë më datë
22.07.2024, dhe pas aksidentit çiklisti iu ka nënshtruar plagëve të marra
në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Automjeti është
mbajtur për ekzaminim teknik të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë
kriminalistiko-teknike. Është njoftuar prokurori publik dhe do të vijojë
parashtresa përkatëse.
……
Më datë 23.07.2024 në ora 19:00 në SPB-Tetovë, personi
S.S.(42) nga Tetova së bashku me vajzën e tij të mitur, e cila ishte
raportuar se është larguar nga shtëpia më 14.07.2024., kanë raportuar
se e njëjta është kthyer në shtëpi.
……
Me datë 23.07.2024 në ora 11:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në
rrethrrotullimin në mes bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” dhe rrugës
,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen
Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Z. (69) nga Tetova, ka goditur
biçikletën e drejtuar nga S.U (28) nga Tetova. Në aksident biçiklisti ka
pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të
Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.
……
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB
Tetovë për rregull dhe siguri më të madhe në komunikacion, gjatë ditës
së djeshme (23/24.07.2024) në periudhën prej orës 08.00 deri në ora
01.00 është kryer aksion kontroll për kundërvajtje të kryera nga
drejtuesit e mjeteve që kërcasin rrotat e veturës gjatë lëvizëse, që
lëshojnë zhurmë të tepërt, teknikisht të parregullta dhe ata që pengojnë
qarkullimin duke parkuar gabimisht ose në mënyrë të paligjshme mjetet.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 96 shkelje (TE-81 dhe GV-
15), nga të cilat 21 shkelje (TE) për parkim të paligjshëm dhe prej të
cilave 17 automjete janë marrë nga shërbimi ,,Marimangë”, 51 drejtues
mjetesh (TE-48 dhe GV-3) të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të
mjetit, 18 drejtues mjetesh pasi nuk kanë përdorur rripin e sigurimit…
Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë parashtresat përkatëse. Po ashtu
gjatë kontrollit në rrugën “Iliria” në hyrje të qytetit janë larguar nga
qarkullimi 10 automjete, prej të cilave 7 me targa të huaja dhe 3 me
targa të Tetovës dhe janë ndaluar në Stacionin e policisë për siguri në
komunikacionin rrugor Tetovë, të cilat prishën rendin dhe qetësinë
publike duke kërcitur rrotat e lëvizjes dhe shkaktuan më shumë zhurmë
se maksimumi i parashikuar, për këtë arsye do t’i referohen një kontrolli
teknik të jashtëzakonshëm. Për të njëjtën arsye, dy ditët e mëparshme
janë ndaluar 15 automjete të tjera pasagjerësh. Drejtuesve të mjeteve
do t’u bëhen parashtresat përkatëse sipas defekteve të konstatuara në
stacionin e kontrollit teknik dhe nëse në automjete konstatohet zhurmë
e tepruar, ato do të mbahen në komisariat për 90 ditë në bayë ligjit.
SPB Tetovë apelon tek drejtuesit e mjeteve që me kohë të
kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre, të mos vozisin pa
kaluar testin e shoferit, të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet dhe
të lejojnë qarkullim normal, sepse çdo ditë jemi dëshmitarë të
grumbullimeve dhe frekuencës së shtuar në komunikacion, por edhe
aksidente trafiku me pasoja të rënda. Kjo do të kontribuojë në sigurinë
më të madhe personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.