13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKufijtë me Kosovën dhe Serbinë tani për tani mbesin të hapura

Kufijtë me Kosovën dhe Serbinë tani për tani mbesin të hapura

Qeveria nuk ka marrë rekomandim nga Komisioni për sëmundje infektive, as nuk ka sjell vendim për mbylljen e kufijve me Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi sot kryeministri Oliver Spasovski.

Për momentin mbetet të vlejë vendimi i vjetër, gjegjësisht se kufijtë janë të hapura, tha Spasovski gjatë vizitës së djeshme në Çuçer Sandevë.

“Nuk është çështje e politikës dhe prandaj Qeveria nuk mund të sjell vendim i cili do të ishte politik. ne duam të sjellim vendim në bazë të vlerësimit të personave profesionistë. Nëse shikohet çfarëdo nevoje, nëse shikohet se ka nevojë të merren masa, atëherë do të bisedohet në Qeveri. Tani për tani Qeveria nuk ka sjell asnjë vendim dhe për momentin vlen vendimi vjetër, gjegjësisht se kufijtë janë të hapura”, deklaroi Spasovski.

Për shkak të keqësimit të situatës me koronavirusin edhe në vendet fqinje, për sot është paralajmëruar takim i Komisionit për sëmundje infektive në të cilin, sipas paralajmërimeve, është dashur të bisedohet për mbylljen eventuale të kufijve ose për masa tjera parandaluese restriktive. fb/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments