17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKualifikimet për infermierët, kirurgët veterinarë, farmacistët dhe mamitë do të njihen midis...

Kualifikimet për infermierët, kirurgët veterinarë, farmacistët dhe mamitë do të njihen midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Është pranuar teksti i harmonizuar i Marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për infermierët, kirurgët veterinare, farmacistët dhe mamitë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Qeveria pas seancës së 190-të të saj, informon PRESSonline.al

Pas përfundimit me sukses të negociatave për përfundimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për mjekë, stomatologë dhe arkitektë nga Samiti i vitit të kaluar të Procesit të Berlinit, grupet e punës vazhduan finalizimin e Direktivës së BE-së 2005/36/KE për katër profesionet e tjera të rregulluara.

“Marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për infermierët, kirurgët veterinarë, farmacistët dhe mamitë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore bazohet në parimin e njohjes automatike në përputhje me Direktivën e BE-së 2005/36/KE për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe është në drejtim të arritjes së një zbatimi të suksesshëm dhe të plotë të dispozitave për tregun e brendshëm të BE-së, në kuadër të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Qeveria, përcjell PRESSonline.al

Pjesë e nismës për krijimin e Tregut Ekonomik Rajonal 2021-2024, sipas konkluzioneve të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Sofje (2020).(PRESSonline.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments