Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i lëshoi sot certifikatë për deputet, Bedri Fazliut nga BDI-ja i cili në dhomën ligjvënëse e zëvendëson Florin Besimin.
Certifikata për deputet e lëshuar nga KSHZ-ja duhet të verifikohet nga Kuvendi.
Fazliu vjen nga NjZ 6 nga radhët e BDI-së.
Më herët, Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit të Antikorrupsionit, sepse vëllai i tij Fatmir Besimi duhet të propozohet për ministër të Financave.