20.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Shtator, 2025
BallinaLajmeKSHZ, Antikorrupsioni dhe Revizioni me Memorandum për zgjedhjet

KSHZ, Antikorrupsioni dhe Revizioni me Memorandum për zgjedhjet

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit dhe Enti shtetëror për revizion kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në prag të Zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Siç kumtoi KSHZ-ja, me këtë memorandum, tre institucionet e përforcojnë përcaktimin e tyre për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, koordinim dhe ndihmë të ndërsjellë gjatë realizimit të dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore, këmbimin e informatave dhe të dhënave, si dhe veprimin me kohë për parregullsi eventuale.

“Theks i veçantë është vendosur në transparencën e financimit të fushatës zgjedhore përmes këmbimit të rregullt të raporteve financiare, si dhe në aktivitetet e përbashkëta për avancimin e respektimit të rregullativës zgjedhore me qëllim të zbatimit të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike. Memorandumi parashikon edhe bashkëpunim të ndërsjellë në pjesën e veprimit sipas parashtresave, ankesave dhe veprimeve tjera me interes të përbashkët, konsultime dhe këmbim të përvojave, si dhe krijimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, siç thuhet, KSHZ-ja, KSHPK-ja dhe ESHR-ja dërgojnë porosi të qartë për vendosmërinë me tyre për të siguruar proces kredibil zgjedhor dhe ta rrisin besimin e qytetarëve në institucione dhe zgjedhjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments