3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKSHPK me iniciativë për ndjekje penale për ish-drejtorin e ESM-së

KSHPK me iniciativë për ndjekje penale për ish-drejtorin e ESM-së

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka paraqitur iniciativë për ndjekje penale të ish-drejtorit të ESM-së, ai ka shpërdoruar detyrën për blerjen e naftës.

“Rasti me numër 12-462/1 të datës 25.01.2023 është themeluar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me iniciativë të tij, në lidhje me pretendimet e paraqitura publikisht për prokurim të paligjshëm të naftës nga ana e Sh.A. ESM Shkup për nevojat e Sh.A. TEC Negotinë, me qëllim të rifillimit të këtij subjekti për prodhimin e energjisë elektrike. Pas konstatimit të rastit, më 28.02.2023, një kërkues i panjohur ka dorëzuar dokumentacion shtesë në DKSK lidhur me rastin, me qëllim që DKSK të hetojë kushtet e cekura në raport. Vlera e blerjes totale është rreth shtatë miliardë e 500 mijë denarë, ose rreth 212 milionë euro. Blerja do të bëhej nga kompania “RKM DOO Shkup”, me ç’rast ishte paraparë një sasi e mazutit për të cilin ekziston dyshimi se nuk ka mundur të dorëzohet për një kohë shumë të shkurtër. Duhej të ishin prokuruar rreth 195 mijë tonë naftë. Po ashtu, sipas pretendimeve të deklaruara publikisht, AD ESM Shkup kinse ia ka shitur tepricën e energjisë elektrike një kompanie me çmim shumë më të ulët se çmimi i bursës, sipas të dhënave dhe informacioneve të HUPEX. Lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me dyshimin për shitje të paligjshme të tepricës së energjisë elektrike gjatë natës nga ana e SHA ESM Shkup, KSHPK-ja do të vendosë me vendim tjetër për këtë çështje”, thanë në KSHPK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments