ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Pasiqë në planin për reformat nacionale në arsim, vijon edhe ndryshimi I vetë librave, nuk mundeni që nëse nuk keni të gatshme përmbajtjet të reja mësimore, të shfuqizohet e gjithë lënda menjëherë, që të mund të përmirësohen përmbajtjet e tilla….Lëshimet që zvarriten ndër vite, me reforma do të largohen tërësisht dhe do të zgjidhen në mënyrë sistematike”
Bëhet fjalë për përmbajtje të librit të Gjeografisë për vitet e dyta në gjimnaze, ku thuhet se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit Osman janë bërë shqiptarë, se ata kanë prejardhje nga çerkezët, se Shqipëria është okupatore e Maqedonisë Perëndimore dhe se shqiptarët kanë migruar në Maqedoni duke I malltretuar fizikisht, duke vjedhur, kidnapuar dhe duke I vrarë maqedonasit vendas. /KlanMacedonia