10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKryetari i ri Bilall Kasami -Rikthen autobusët e Tetovës në qarkullim!

Kryetari i ri Bilall Kasami -Rikthen autobusët e Tetovës në qarkullim!

Transporti publik në Tetovë përsëri është vënë në funksion. Kompania që ka pas marrëveshje me komunën e Tetovës e ka ripërsëritë kontratën për të vazhduar me furnizimin me naftë për pesë autobusët lokal në qytetin e Tetovës.

“Pas një ndërprerje disa orëshe transporti publik përsëri ka filluar në qytetin e Tetovës. Nga e hëna deri të premten katër linja të autobusëve janë në shërbim të qytetarëve ndërsa gjatë vikendit vetëm dy linja.”

Nga komuna e Tetovës për TV21 thonë se pas konsultimeve që janë bërë me kompaninë që ka furnizuar me naftë, për shkak të borxheve ata kanë ndërprerë furnizimin.

“Si pasojë e ndërrimit të udhëheqësisë së komunës, kompania e cila furnizon me derivate mjetet transportuese, për arsye të borxhit të lënë nga udhëheqësia paraprake ka ndaluar furnizimin. Në konsultim të vazhdueshëm edhe me udhëheqësin e ndërmarrjes Tetova Transport, përsëri transporti publik ka filluar me rregull”, thonë nga Komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments