10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeKryetari i ASH-së Ziadin Sela kërkon që të dorëhiqen Zoran Zaevi, Bujar...

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela kërkon që të dorëhiqen Zoran Zaevi, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrovi

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela pas dështimit të shtatë me hapjen e negociatave, kërkoi dorëheqjen e treshes Zaev-Dimitrov-Osmani, si akt moral

Pas raportimeve për dështimin e sërishëm të vendit në marrjen e një date për hapje të negociatave për anëtarësim në BE, ka reaguar Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në një postim në twitter,Sela ka theksuar se “Për 3 vjet, Zoran Zaev, Nikola Dimitrov dhe Bujar Osmani kanë gënjyer dhe mashtruar qytetarët për hapjen e bisedimeve për BE. Sot, për herë të shtatë me radhë, ata dështuan përsëri të marrin një datë për fillim të bisedimeve.”

Ziadin Sela shton se “Nesër, qeveria e tyre e re – e vjetër, mbush 100 ditë dhe dorëheqja do të ishte një akt moral.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments