10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKRYETARI ALI AHMETI SHPREH NGUSHËLLIME PËR VDEKJEN E FRANÇOIS LÉOTARD

KRYETARI ALI AHMETI SHPREH NGUSHËLLIME PËR VDEKJEN E FRANÇOIS LÉOTARD

Me rastin e vdekjes së përfaqësuesit special të Bashkimit Europian gjatë vitit 2001 dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, politikanit francez François Léotard, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij, bashkëpunëtorëve dhe mbarë popullit francez.

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një miku të madh të vendit tonë, përfaqësuesit special të Bashkimit Europian gjatë vitit 2001 dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, politikanit francez François Léotard.

Me karakterin e tij paqedashës, urtësinë dhe vizionin largpamës ka lënë gjurmë të pashlyeshme kontributi në konsolidimin demokratik të vendit tonë, etablimin e vlerës së barazisë dhe bashkëjetesës paqësore!

Ngushëllime familjes së tij, bashkëveprimtarëve dhe mbarë popullit francez! U prehtë në paqe!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments