22.2 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeKryeqyteti pastrohet nga lavazhet, Rama: Do të heqim edhe platformat që kanë...

Kryeqyteti pastrohet nga lavazhet, Rama: Do të heqim edhe platformat që kanë mbetur mbi trotuarë e lulishte

Në Tiranë, pas lokaleve dhe bizneseve ka nisur të zbatohet urdhri për lavazhet dhe gomisteritë, të cilat ndodhen mes pallateve apo zonave të banuara dhe kanë zënë sipërfaqen publike.Një pjesë e madhe e tyre e kanë bërë vetë kanë çmontimin e strukturave, heqjen e tendave, karrigeve dhe tavolinave nga trotuaret, ndërsa për të tjerët që ende nuk kishin filluar me zbatimin e aksionit është dashur ndërhyrja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare.Ky reagim vjen dy ditë pasi kreu i qeverisë paralajmëroi se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël mbi një projekt të quajtur “Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”.

Në kryeqytet janë hequr barriera, tavolina të vendosura pa leje, kioska të paligjshme si dhe struktura që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve, teksa u bëhet thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast abuziv.

Aksioni pritet të vijojë edhe gjatë gushtit, në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e hapësirave të përbashkëta dhe jetës urbane./vizionplus.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments