6.1 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeKryeprokurori pyet Këshillin Gjyqësor: Pse po mungojnë prokurorët!?

Kryeprokurori pyet Këshillin Gjyqësor: Pse po mungojnë prokurorët!?

Në cilat lëndë seancat gjyqësore janë anuluar më shumë herë për shkak të mungesës së prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ose të Prokurorisë Themelore Publike? Në cilat data janë caktuar seancat e anuluara në secilën lëndë veç e veç dhe me çfarë arsyetimi prokurorët kompetent e kanë arsyetur mungesën?

Këto janë dy pyetjet për të cilat kryeprokurori republikan Lubomir Joveski kërkon përgjigje urgjente nga Këshilli Gjyqësor. Ndërsa kjo vjen si pasojë e raportit të fundit të punës së Gjykatës Themelore Penale Shkup, në të cilën antarët e Këshillit kishin konstatuar se mes tjerash  ka pasur prolongim të procedurave gjyqësore edhe për shkak të mungesës së prokurorëve.

Lubomir Joveski, prokuror republikan

“Ky informacion është i nevojshëm urgjentisht me qëllim që të mundësohet detyrimi ligjor për mbikqyrje të punës ligjore dhe në kohë të funksionit të prokurorit në pajtim me principin e hierarkisë dhe nënshtrimit të prokurorisë publike”.

Në rastet ku konstatohet mungesë e paarsyeshme e prokurorit në seanca gjyqsore, Joveski paralajmëroi se do të pasojnë procedura disciplinore.

Lubomir Joveski, prokuror republikan

“Në pajtim me Ligjin për Prokurori Publike, prokurorit publik mund të i inicohet procedurë për shkelje disciplinore, nëse konstatohet vonesa publike ose vonesa të pajustifikueshmetë seancave gjyqsore. Nëse prokurori publik pa arsye të justifikueshme nuk ka vepruar në lëndët e caktuara sipas afateve ligjore për shkak të prolongimit të procedurës ose ka bërë stopim të përndjekjes penale, kjo paraqet bazë që të inicohet procedurë për shkelje të rëndë disciplinore”.

Ai po ashtu bëri me dije se do të kërkoj nga shefat e të dy prokurorive Islam Abazi dhe Gavrill Bubeski, të mbajnë mbledhje urgjente që të ju tregojnë prokurorëve se mungesa e disahershme në seanca gjyqësore do të jetë bazë për inicim të procedurës diciplinore nëse vëretetohet se ato kanë qenë të paarsyeshme. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments