9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionAli Ahmeti i kthen “reston” Kurtit/ Analisti: BDI dhe Vetëvendosje nuk kanë...

Ali Ahmeti i kthen “reston” Kurtit/ Analisti: BDI dhe Vetëvendosje nuk kanë raporte të mira. (video)

Kryetrari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me stafin e tij partiak ka planifikuar nesër një vizitë jozyrtare në komunën e Gjakovës. Mes atyre që do ta shoqërojnë liderin e BDI-së është edhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ky i fundit u shpreh për mediat në Kosovë se nuk e kanë në agjendë një takim me kryeministrin Albin Kurtit, vizita e të cilit  pak javë në parë në disa komuna shqiptare në RMV shkaktoi debate dhe njëherësh u shoqëruar me kritika të shumta.

Kryeministri zgjodhi të kryejë vizita selketive duke dalë në krahë të partive, të cilat synojnë të garojnë kundër BDI-së në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

Analisti Xhelal Neziri tha për “Ballka Update” në ABC News, tha se mes Kurti dhe Ahmeti ka një ftohje të raporteve të tyre në spektri politik.

“Kjo si duket është një vazhdimësi, e asaj historive të raporteve jo të mirë midis LVV dhe BDI të Ali Ahmetit. Kishim para disa javësh të Kurtit, një vizitë që ishte atipike, selektive, me agjendë që favorizonte partitë e reja këtu, që priten të garojnë kundër BDI në zgjedhjet e ardhshme dhe në njëfarë forme, ai mbështeti një opsion politik ose koalicion në formim me qëllim që të sfidojë më seriozisht BDI në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi ai.

Ai shtoi se vizita e Ahmeti në Gjakovë nuk është e së njëjtës natyre me të Kurti, pasi kreu i BDI-së është ftuar nga një sipërmarrës dhe beson se vetë Ahmeti nuk do të artikulojë fjalë apo do të mbështesë parti që janë në oponencë me Lëvizjen Vetëvendosjes.

“Vizita e Ahmetit me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë e tij nuk besoj se është e të njëjtës natyrë, sepse duket se është një vizatë me një ftesë të një sipërmarrësi, I cili ka një peshë ekonomike në Kosovë, dhe nuk mendoji se është ndonjë përzierje të Ahmetit në politikën e brendshme të Kosovës. Nuk do të marrë pjesë tek ndonjë tubim të partive oponente të LVV, pra as nuk do të ,mbajë ndonjë fjalim me përmbajte e mesazhe politike kundër qeverisë Kurti. Mendoj se ka të bëjmë e dy vizita të ndryshe, dhe me cilësi të ndryshme.  Nuk kanë qenë aq të mirë, sidomos nga 2016 e këndej, sepse që nga ngrita e LVV si parti politike, kjo lëvizja ka pasur tentime të vazhdueshme që të shtrihet jashtë kufijve të Kosovës, pra duke iniciuar themelimin e lëvizjeve të njëjta politike në Shkup dhe Tiranë. Nuk është hera e parë që Kurti përfshihet në betejat e brendshme politike, sidomos në kampusin shqiptar”, theksoi ai.

Analisti e konsideron të dëmshme qasjen e Kurtit me interferimet politike jashtë kufijve të Kosovës. Ai thotë se një shembull i tillë e legjitimon që një ditë, edhe presidenti serb të mbajë manifestime politike në veri të Kosovës.

“Në këtë lloj përzierje jashtë kufijve të Kosovës dhe interferimit politik që ai tenton të bëjë diku, legjitimon të nesërmen presidentin serb Aleksandar Vuçic që të mbajë një tubim në veri të Kosovës, të marrë një fetës nga një komunë të Kosovës ose nga Lista Srpska dhe kështu të japë mesazhe politike në territorin e Kosovës dhe nuk do të respektonte asnjë institucion të Kosovës. Pra, instalohet një praktikë jo e mirë, e cila nuk ka asnjë pikë të përbashkët me atë që quhet shtet modern dhe sovranitet”, tha ai./ n.m.abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments