8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKryeministrja e Estonisë: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

Kryeministrja e Estonisë: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

“Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, i tha të dielën Jake Tapper të CNN, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, duke shtuar se ishte “prekëse” të shihje se çfarë po bën Rusia në Ukrainë.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën për t’u përballur me këtë luftë. Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, ka thënë Kallas.

Kallas, që do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s, tha se strategjia e NATO-s duhet të fokusohet në përfundimin e luftës.

“Ka disa aftësi që janë shumë të shtrenjta për çdo shtet individual, por nëse i bëjmë ato së bashku këtu në Evropë për të mbrojtur territoret tona, ne jemi më të fortë”, tha ajo, duke shtuar se kombet duhet të lëvizin për të izoluar Rusinë “në të gjitha nivelet politike që është e mundur”.

Kur u pyet në lidhje me propozimin e Polonisë për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë, Kallas tha se së pari duhet të arrihet paqja dhe se Rusia nuk po tregon ndonjë synim për ta arritur atë.

“Ne mund të kemi një mision paqeruajtës vetëm nëse kemi paqe, por ju e dini, nëse shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë, paqja nuk është ajo që shohim atje. Është një luftë që po vazhdon dhe nuk shoh se Rusia ka ndonjë qëllim të bëjë ndonjë gjë për të arritur paqen. Pra, së pari duhet të kemi paqe, pastaj ta ruajmë atë”, tha ajo. “Ndonjëherë për të arritur paqen, ne duhet të kemi vullnetin për të përdorur fuqinë ushtarake”.

Kallas tha se nuk e shohin mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore në Evropë dhe se përpjekja duhet të jetë për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Kallas gjithashtu krahasoi dëbimet që ndodhnin në Mariupol me atë që bëri Rusia në vitet 1940, ku estonezët u futën në “makinat e bagëtive” për t’i dërguar në Siberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments