6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKryeministrja e Danimarkës shtyn dasmën për të marrë pjesë në një takim...

Kryeministrja e Danimarkës shtyn dasmën për të marrë pjesë në një takim për COVID-19

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka konfirmuar vendimin e saj.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e ka shtyrë dasmën e saj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Evropian muajin tjetër, tha ajo në një postim në Instagram, raporton Cnn.

Udhëheqësit e BE-së janë planifikuar të takohen ballë për ballë në 17 korrik për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit për të diskutuar buxhetin evropian dhe planet për rikuperimin nga kriza Covid-19.

“Mezi po pres të martohem me këtë burrë,” shkruajti Frederiksen në një postim ku shfaqet vetë dhe i fejuari i saj Bo Tengberg. “Takimi i Këshillit në Bruksel është mbledhur pikërisht të Shtunën në Korrik kur ne kishim planifikuar dasmën. Por, unë duhet të bëj punën time dhe të mbroj interesat e Danimarkës”, shtoi ajo.

“Mezi po pres t’i them Po Bo-s (i cili fatmirësisht është shumë i durueshëm)”, shtoi ajo.

Danimarka ka regjistruar 12.836 raste të koronavirusit dhe 603 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments