ëpërmjet një postimi në twitter, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar për veprimin e sotëm të autoriteteve të Komunës së Tetovës, ku është shkatërruar ekspozita e sapovendosur e OJQ-ve,
“Për mua është e papranueshme çfarëdo kufizimi i lirisë së të shprehurit dhe zërit kritik të qytetarëve. Ne politikanët mundemi vetëm të mësojmë nga aktivitetet e qytetarëve dhe nga kritika e tyre, sado qoftë e pakëndshme. Duhet të përmirësojmë vazhdimisht shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Zaevi.
Ndryshe, para Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilat pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës.