16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKryeministri Rama: Po shikojmë edhe pagën mesatare, skemë e re për gjithë...

Kryeministri Rama: Po shikojmë edhe pagën mesatare, skemë e re për gjithë rrogat

Pas rritjes së pagës minimale në vlerën e 400 mijë Lekëve të tjera që hyn në fuqi nga muaji Prill, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër skemë për pagat.

Bëhet fjalë për pagën mesatare dhe sipas tij po studiohet një skemë e re për të gjitha rrogat.

Ne tani po shikojmë pagën mesatare sepse rritja e pagës minimale afron shumë. Do bëjmë një rritje ekuilibruese të pagave si fillim dhe po shikojmë një skemë të re të gjithë pagave në vijim. Është shumë e vështirë por është o bëhet o bëhet. Të njëjtën gjë ju bëj thirrje dhe besojeni këtë duhet ta bëni dhe ju, e gjthë sipërmarrja. Nuk luhet me punonjësit. Nuk luhet! Ka ikur ajo kohë. Sipërmarrjet që luajnë me punonjësit luajnë me fatin e tyre. Punonjësi është më i rëndësishëm se vetura e re, se jahti, se vila tjetër në det. Në qoftë se i do të gjitha këto tani, do ndodhi pikërisht ajo më ngordhi gomari tamam kur e mësova që të mos hajë”, deklaroi Kryeministri.

Këto komente Rama i bëri gjatë një takimi me sipërmarrësit dhe bizneset e mëdha të cilëve u bëri thirrje që të rrisin pagat për punonjësit e tyre. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments