12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeKryeministri kroat Plenkoviq ,distancohet nga deklarata skandaloze e Milanoviqit, i cili tha...

Kryeministri kroat Plenkoviq ,distancohet nga deklarata skandaloze e Milanoviqit, i cili tha se “Kosova është aneksuar”

Deklarata e presidentit kontravers kroat, Zoran Milanoviq, se ”perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“, është kritikuar në opinion publik në Kroaci.

Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments