10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviqi bisedon me Zelensky, premton ndihmë shtesë për...

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviqi bisedon me Zelensky, premton ndihmë shtesë për Ukrainën

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sonte pas një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se Kroacia do t’i jep ndihmë shtesë atij vendi.

“Shpreha solidaritetin me popullin ukrainas dhe keqardhjen për të gjitha viktimat e agresionit rus”, shkroi Plenkoviq në Twitter.

Ai vuri në dukje se Kroacia mbështet fuqishëm intensifikimin e afrimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian, në përputhje me deklaratën në Kiev nga dhjetori 2021.

Zelensky ndërkohë ka konfirmuar bisedën me Plenkoviq në Twitter.

“Të informuar për rrjedhën e kundërvënieve ndaj agresionit rus. Diskutuam rëndësinë e rritjes së presionit të sanksioneve ndaj Rusisë. Faleminderit për mbështetjen e lëvizjes së Ukrainës drejt BE-së dhe ndihmën e rëndësishme mbrojtëse”, shkroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments