8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKryeministri hungarez tregon arsyet se pse ishte e rëndësishme fitorja e Erdoganit

Kryeministri hungarez tregon arsyet se pse ishte e rëndësishme fitorja e Erdoganit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në daljen e rregullt në radion kombëtare hungareze Kossuth, foli për fitoren e Recep Tayyip Erdoganit në zgjedhjet presidenciale në shtetin turk dhe shfrytëzoi rastin për të kritikuar edhe një herë qëndrimin e Brukselit ndaj Hungarisë.

Orban foli për rezultatet e zgjedhjeve në Turqi dhe tha se është i kënaqur me fitoren e Erdoganit kundër Kemal Kiliçdaroglut, raporton euronews.

“Duhet të falënderojmë Zotin që na ndihmoi në zgjedhjet në Turqi. Fitorja e Erdoganit është gjithashtu e rëndësishme për Hungarinë, sepse nëse një njeri i mbështetur nga George Soros do të kishte fituar, atëherë katër milionë refugjatët që jetojnë në Turqi do të ishin nisur drejt kufijve hungarezë. Erdogan është për paqen dhe Kemal Kilicadaroglu për luftën. Turqia është partneri ynë kryesor sepse gazi rus na vjen përmes tyre. Për të gjitha këto, fitorja e Erdoganit na duhej si një kafshatë e bukës”, përfundoi Viktor Orban.

Kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, kryeministri hungarez tha se situata është ende e pandryshuar.

“Në Lindje, situata nuk ka ndryshuar dhe lufta nuk kursen as Zotin, as njeriun. Gjëra të tmerrshme po ndodhin në Frontin Lindor. Kur disa politikanë të majtë thonë nga komoditeti i kolltuqeve të tyre se jemi në luftë me Rusinë, padyshim që e humbin mendjen”, tha kryeministri i Hungarisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments