4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKryeministri Edi Rama i ashpër: Mos luani nga vendi! Tradhtarët do ta...

Kryeministri Edi Rama i ashpër: Mos luani nga vendi! Tradhtarët do ta paguajnë shtrenjtë! (VIDEO)

Me tone të ashpra, kreu i qeverisë, Edi Rama përsëriti edhe një herë thirrjen që askush të mos lëvizë nga shtëpia. Ai paralajmëroi se kushdo që e bën diçka të tillë, do të përballet me pasoja shumë të rënda.

“S’do të mjaftohemi me gjoba. Policia dhe ushtria do të mbikëqyrin lagjet në Tiranë dhe Durrës, ku kemi dhe vijën e kuqe. Do i fusim, fotografojmë dhe fusim në listën e zezë të tradhtarëve. Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë.”

Sipas Ramës, të gjithë duhet të bëjmë sakrifica sot që të mos përfundojmë me të vdekur nesër.

“Mos luani nga vendi, nuk do të tolerojmë më askënd. Do të përgjigjemi me të keq për disa që nuk marrin vesh. Në Itali po vdes një njeriu çdo dy minuta dhe mos më thoni boll, se nuk ndahem duke iu treguar se cfarë katastrofe na gjen nesër, po nuk e ndamë mendjen sot. Mijëra nga ju le të tërbohen fare nga veprimet e mia sot, se sa qindra e mijëra të vdekur nga ne nesër, pas dy apo tre javësh. S’ka shans mirëkuptimi për këtë dhe me këta ka vetëm forcë ligjore e policore deri në fund. Kroatët do bëjnë spital dhe stadiumin. Imagjinoni sikur edhe ne të përdorim “Air Albania” vetëm për disa të pabindur.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments