11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKryeministri bullgar ka pritur bullgarët e RMV-së: Të drejtat e tyre i...

Kryeministri bullgar ka pritur bullgarët e RMV-së: Të drejtat e tyre i kemi prioritet

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot ka pasur takim me organizatat dhe shoqatat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ku ka thënë se të drejtat e tyre janë prioritet për të dhe për gjithë qeverinë bullgare, ka kumtuar kabineti i kryeministrit bullgar.

Takimi është mbajtur në iniciativë të bullgarëve maqedonas, ndërsa kryeministri Petkov e ka prezantuar informatën e fundit për rrjedhën e negociatave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fokus të cilës është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Petkov ka njoftuar delegacionin edhe për bisedimet e tij me partnerët e Bashkimit Evropian në raport me eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësues të bullgarëve maqedonas deklaruan se besojnë në qasjen e re të inicuar nga qeveria bullgare, sepse janë të bindur se problemet mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Në një pjesë të mediave bullgare, u paraqitën edhe deklarata nga përfaqësues të bullgarëve maqedonas. Kryetari i partisë Unioni Qytetar Demokratik (GDU) , Petar Koev theksoi për BGNES se kryeministri bullgar ka thënë qartë se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut janë prioritet numër një për të dhe për Qeverisën, si dhe se mes prioriteteve kyçe të politikës së jashtme bullgare është ndryshimi i teksteve shkollore në vend.

I pyetur se, nëse vetoja për filim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk do të hiqet deri sa nuk përmbushen këto kushte, Kolev u përgjigj:

“Ajo që kuptuam nga bisedimet është se qëndrimi i tij është i qartë dhe i padyshimtë, se këto çësthje janë prioritet dhe pa rezultate konkrete për to nuk mund të hiqet vetoja”.

Ky ishte takimi i parë i përfaqësueve të bullgarëve maqedonas me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments