20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiKRRE-ja publikoi çmimet e rreja të energjisë elektrike

KRRE-ja publikoi çmimet e rreja të energjisë elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, ka publikuar sot çmimet e reja të energjisë elektrike. Sipas tij, çmimet e reja do të jenë në interes të kompanive të vogla, mikro kompanive dhe amvisërive. Bislimovski theksoi se vendi ynë po hynë në vitin e tretë të krizës energjetike.

“Vendimi për çmimet e reja të energjisë elektrike do të jenë në interes të qytetarëve dhe kompanive të vogla dhe mikro kompanive. Mbrojtja e standardit jetësor për qytetarët. Sinjalet që dërguan konsumatorët dhe amvisëritë është fakt që në periudhën e kaluar vërtet kanë kursyer”, tha Bislimovski. Ai shtoi se  me vendimin e fundit të KRRE-së do të bëhen përpjekje për të ndihmuar konsumatorët e vegjël.

Bislimovski tha se çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, nga 1 janari ulet për 20.15 për qind, ky çmim do të zbatohet për 70.000 kompani në vend, të cilat në periudhën e kaluar janë ballafaquar me rritje të harxhimeve për energji elektrike. “Kjo është një masë konkrete e cila sjell ulje të dukshme të harxhimeve të tyre për energji elektrike. Bëhet fjalë për kompani të vogla dhe mikro kompani, shitore të vogla, floktari, kafiteri të vogla…kompani të cilat kanë nevojë për një ndihmë të këtillë”, deklaroi Bislimovski.Në fund ai tha se tek amvisëritë, çmimi për energji elektrike, gjegjësisht tek blloku i parë ulet për 4.11 %, bllkoku i dytë ulet për 2.95 %, çmimi për bllokun e tretë rritet për 0.85 për qind dhe çmimi për Bllokun e katërt rritet për 7.65 për qind. Ai nënvizoi se për 99.2 për qind të amvisërive do të ulet çmimi i energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments