8.5 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajme“Kriminel që mohon të gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë”, Vasfije...

“Kriminel që mohon të gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë”, Vasfije Krasniqi Goodman,thotë se përballja me Vuçiqin s’ishte e lehtë

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, ishte në mesin e katër grave që i mori me vete presidentja e vendit Vjosa Osmani, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), për të raportuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Krasniqi Goodman, tha se përballja me presidentin serb, Aleksander Vuçiqin, nuk ishte e lehtë.

“Të ballafaqohesh, ose të dëgjosh një kriminel serb si Vuçiqi që e mohon të gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë, është pak e vështirë. Por, sidoqoftë ne ia dolëm, dhe Kosova është faqebardhë”, u shpreh ajo.

“Vuçiqi dhe Rusia nuk ishin të kënaqur që ne ishin aty, më herët ai ka qenë shumë më i ashpër në fjalime, këtë herë ai nuk bëri ndonjë sjellje shumë të pahishme ndaj neve viktimave”, tha gjithashtu Krasniqi Goodman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments