13.1 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaEkonomiKreshnik Bekteshi: Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për...

Kreshnik Bekteshi: Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për produktet bujqësore

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Tv24 tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të sjellë vendim për uljen e tarifave doganore për produktetet bujqësore.

“Do të ketë ulje të tarifave doganore, dhe jo vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e produkteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për një numër të konsiderueshëm për produktet bujqësore”, tha Bekteshi.

Bekteshi përmendi dhe mbylljen e disa marketeve që nuk respektuan vendimin qeveritar për “çmimin e garantuar”.

“Marketet nuk i mbyllim ne, por Inspektorati i Punës. Ka ligje, ka vendime që duhet të respektohen nga tregtarët dhe të respektohen klientët”, deklaroi Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments