Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nesër pas dite në Qeveri do të dorëzojë kërkesë për, shpalljen e gjendjes së krizës energjetike. Në emisionin Magazina Ekonomikë në ALsat që do të transmetohet sonte në ora 22:00, ministri siguron se nuk do të ketë restrikcione të rrymës. Bekteshi thotë se Qeveria e ndjek situatën dhe për momentin kriza është nën kontroll.
Bekteshi thotë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet minimalisht, por kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, mendon se ka hapësirë që kompanive në sektorin energjetik, t’u kufizohen fitimet dhe marzha, normë nga e cila varet shuma e faturave të energjisë elektrike të qytetarëve.
“Është fakt që para nesh kemi një vit krize, dhe ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike, dhe për mendimin tim dhe të gjithë ata faktorë që janë si operatorë të sistemit dhe prodhues, dhe furnizues, duhet ta mbajnë bashkërisht atë barrë”- deklaroi Marko Bislimovski kryetar i KRRE-së.