Krenar Lloga nga ASH, ka reaguar pas deklaratave të sotme të Arben Taravarit në Daily Click në TV21, i cili tha se ish-bashkëpartiakët e tij po shpërndajnë dezinformata përmes fotomontazhës. Lloga ka shpërndarë një fotografi nga faqja zyrtare e Qeverisë, por edhe linkun e faqes zyrtare, ku shihet fotografia e Taravarit, i cili mbart flamurin e Maqedonisë së Veriut në kostum.“Tha: Ma kanë bë montazh ish bashkpartiakët e mi! Linku zyrtar i Qeverisë së RMV-së”, ka shkruar Lloga në mbishkrim.