15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga: Këshilli Gjyqësor është gjenerator i krizës në sistemin gjyqësor,paralajmëron dhe...

Krenar Lloga: Këshilli Gjyqësor është gjenerator i krizës në sistemin gjyqësor,paralajmëron dhe krizë në Kushtetuese

Ministri i Drejtësisë në Klan Debat mohon pretendimet e Këshillit Gjyqësor republikan se ministri po ndërhyn në punën e tyre. Sipas Krenar Llogës, ai po bën detyrln që ia mundëson ligji, sipas të cilit ai është pjesë e KGJR-së, por pa të drejtë vote. Lloga akuzoi Këshillin Gjyqësor si krijues i krizës në gjithë sistemin gjyqësor në vend.Gjeneratori i krizës në sistemin gjyqësor në Maqedoni është Këshilli Gjyqësor e jo Ministria e Drejtësisë… Nuk ekziston ajo e vërtetë sepse Ministri i Drejtësisë në bazë të funksionit apo detyrës zyrtare është anëtar pa të drejtë vote i Këshillit Gjyqësor dhe në kët rast, ashtu siç i marrin ato materialet për seanca në KGJ, i merr edhe ministri i Drejtësisë”, tha mes tjerash Lloga.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Klan Debat ka deklaruar se procedura e sjelljes së ndryshimeve të Kodit Penal ka pasur shkelje dhe e njejta mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

Është kërkuar mendim për këto ndryshime ligjore nga institucionet respektive, Gjykata Supreme, Këshilli Gjyqësor dhe nuk është pritur përgjigjja nga këto institucione, por është procesuar, është shkeluar afati të cilin vet e kanë vendosur institucionet në fjalë.Dmth, pa marr mendim nga këto institucione janë procesuar ndryshimet ligjore në qeveri dhe mandej të njejta shkojnë në Kuvend ku kalojnë në formë shumë të shpejtë”, tha mes tjerash Lloga

KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments