11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga: Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut...

Krenar Lloga: Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në, por dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët, shkruan Top24.

“Shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në. Nëse do të tentohet të instalohet normaliteti i vasalitetit në raport me shqiptarët, ajo do të prodhojë deformime që mund ta rrezikojnë koherencën dhe kohezionin mes komuniteteve, por edhe shtetndërtimin që me aq mund e sakrificë u ndërtua me dekada. Rendja pas posteve të dhuruara nga VMRO-DPMNE është verbim momental, por me pasoja nacionale dhe afatgjata. Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët.” shkruan ministri Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments