8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionKraki me mesazh për Escobarin e Lajçakun: Thyeni qafën se Kosova është në...

Kraki me mesazh për Escobarin e Lajçakun: Thyeni qafën se Kosova është në shtëpi të veten

Profesori i shkencave politike Nezir Kraki ka kritikuar emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak për çasjen e tyre dhe kërcënimet e bëra ndaj Kosovës.

Kraku në një postim në Facebook ka thënë se Escobar nuk është Amerika dhe Lajçak nuk është Evropa.

Kraku ka thënë se kërkesat e Escobarit nuk janë amerikane, por serbe.

“Gabriel Escobar nuk është Amerika. Kërkesat e kërcënimet e tij nuk janë amerikane por serbe. Kosova është për zgjedhje te reja ne veri dhe qasja e Albinit është më proamerikane në afat të gjatë sesa qasja e Escobarit i cili është në kërkim të një suksesi personal momental. Nuk është më koha kur rrëzohen e emërohen Qeveri demokratike në zemër të Evropës. Nuk është Kosova, Sudan as Libi. Vjen si kauboj i Teksasit duke abuzuar me fuqinë e Amerikës dhe me miqësinë që ne kemi me të. Miroslav Lajçak nuk është Evropa. Kurrë s’ka qenë. Si ministër i Jashtëm i Sllovakisë në atë kohë, ky është pozicionu kundër Evropes e kundër Amerikës duke e kundërshtuar me zell e me bindje pavarësinë e Kosovës. Kurrë, në asnjë moment, ky person nuk ka shfaq asnjë fije respekti ndaj Kosovës apo pranimi qoftë edhe simbolik të shtetit tonë. Misioni i tij është evitimi i konfliktit, jo gjetja e zgjidhjeve afatgjata”, ka shkruar Kraku, që është profesor universitar në Francë.

Kraku ka thënë se kërcënimi i vetëm për konflikt në Ballkan është Serbia dhe jo Kosova.

“Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën. A e ka përmend këtë gjë Escobari apo Lajçaku? Joooo! Atëherë, thene qafën se Kosova është në shtëpinë e vet dhe asnjë pretendim s’e ka mbi Serbinë apo tokën e saj. Është kollaj me arrit sukses diplomatik në këtë mënyrë, duke e kërcënu e poshtëru viktimën, të dobëtin. Tani çoni lapolte «Albini po na pengon, duhet mi dënu Kosovën se s’po pranon dhunim publik ». Misionarë mercenarë!” – ka shkruar Kraku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments