5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: S’jemi destinacion me fuqi të lirë punëtorë, çmojmë punën e punëtorit

Kovaçevski: S’jemi destinacion me fuqi të lirë punëtorë, çmojmë punën e punëtorit

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski për festën e 1 Majit – Ditës së Punëtorit shprehu respekt për gjithë punëtorët që japim stimul dhe zhvillim për shtetin, madje edhe, siç shkruan ai, në kushte të krizës më të madhe energjetike.

“Zgjidhjet sistematke që i arritëm përmes dialogut social dhanë rezultat dhe forcuan partneritetin me sindikatat dhe të gjitha palët. Pikërisht, sot, paga minimale është mbi 20.000 denarë, që është rritje për 100% në krahasim me vitin 2016. Para kohe realizuam premtimin për pagë mesatare mbi 500 euro dhe i rritëm pagat në arsim, shëndetësi dhe në siguri”, shprehet Kovaçevski.

Sipas tij, është vendosur bazë solide dhe për këtë arsye, paga minimale dhe mesatare do të vazhdojë të rritet.

“Ne vlerësojmë dhe respektojmë punën e secilit punëtor dhe për këtë arsye, sot ne tashmë nuk jemi destinacion i forcës së lirë punëtore. Sot, investitorët e njohin stabilitetin dhe mundësinë për rritje dhe zhvillim të shtetit që është anëtar i NATO-s, vend që ka nisur bisedimet me BE-në dhe investojnë duke krijuar vende të mirëpaguara të reja të punës”, thekson Kovaçevski.

Ai shtoi se vitin e kaluar investimet e huaja kanë qenë 430 milionë euro dhe kanë hapur 2.300 vende të reja të punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments