12.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski dhe Donev kanë biseduar për sanksionim të çdokujt që do t’a...

Kovaçevski dhe Donev kanë biseduar për sanksionim të çdokujt që do t’a prishë paqen dhe sigurinë më 4 shkurt

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin teknik të Republikës së Bullgarisë, Gallab Donev, në fokus të së cilit kanë qenë[ temat aktuale në të dy shtetet, kumtoi pres-qendra qeveritare.

Kovaçevski në bisedën me kryeministrin teknik Donev ka potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, në pajtueshmëri të rregullimit kushtetues garanton realizim të së drejtave të secilit qytetar i cili jeton në shtet.

“Në kontekst të ngjarjeve dhe kremtimit të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, u potencua se aktivitetet e individëve, pa dallim se nëse janë qytetarë të Republikës së Bullgarisë ose të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët do të jenë në drejtim të pamundësimit të kremtimit në atmosferë të qetë dhe të sigurtë të festës, do të sanksionohen në mënyrë adekuate, siç pritet të veprojë edhe pala bullgare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lidhur me kremtimit vijues të 151-vjetorit nga lindja e Goce Dellçevit, ndërsa me qëllim që shënimi të kalojë në atmosferë të qetë dhe miqësore, është obliguar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për SIguri Kombëtare në koordinim me shërbimet përkatëse në Republikën e Bullgarisë t’i sigurojnë të gjithë kushtet për kremtim dinjitoz të kësaj dite të madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments