Katër persona kanë përfunduar të arrestuar nga aksioni i zhvilluar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave.
Mediat kanë publikuar fotografi ku shihen të arrestuarit, dy gra dhe dy burra, duke u shoqëruar jashtë objekteve me pranga në duar.
Reporteri.net ka pyetur Policinë për këto arrestime, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Aksioni është zhvilluar në tri komuna, Pejë, Ferizaj dhe Shtime, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.
Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policine e kosoves, sipas urdherese nga gjykata ka marre aksion per bastisje dhe kontroll ne institutcionin e arkives dhe institutcionin kadastral te Republikes se Kosoves per vepren penale “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar” nga nen 414 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Reporteri.net.
Aksionin fillimisht e konfirmoi për Reporteri.net Kryeprokrurori i kësaj prokurorie, Zejnullah Gashi./Reporteri.net