5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosovë/ Ariu dënohet me vrasje! Reagon AMMK për vrasjen e ariut...

Kosovë/ Ariu dënohet me vrasje! Reagon AMMK për vrasjen e ariut…

Në vendimin të marrë nga Drejtoriati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, shkruhet se ariu i cili është parë në Prizren, shpallet “Kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vrasja e sajë/tijë.

Ky vendim i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

Ky vendim është marrë pas konsultimit me fshatarët e fshatit Pouskë të Prizrenit, e që sipas Kryetarit të fshatit, Usen Arifi, arinjtë kanë sulmuar fshatin që nga viti i kaluar, ndërsa sulmet janë intensifikuar gjatë muajve Mars-Prill të vitit 2019.

Ndërsa në këtë vendim, gjithashtu theksohet se banorët e këtij fshati, kanë nënshkruar një peticion, ku kishin kërkuar likuidimin e arinjve të cilët shkaktojnë dëme dhe pasiguri në fshat.

Arsyetimi i tyre ishte se “më mirë të parandalojmë se sa të pësojmë”.

Klan Kosova ka kohë që ka raportuar për dëmet që një ari po u bënë banorëve të Prizrenit pas dyshimi që këta të fundit ia vranë klyshët.

Sonte Klani raportoi se është marrë vendimi për vrasjen e ariut nga komuna e Prizrenit dhe Agjencia e Pyjeve.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Agjencioni për mbrojtjen e mjedisit (AMMK), duke e kundërshtuar një gjë të tillë.

Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina ka thënë se ariu është kafshë që mbrohet me ligjin e natyrës dhe nuk guxon të vritet, transmeton Indeksonline.

“Reagim ndaj lajmit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve dhe komunës së Prizrenit për vrasjen e Ariut. Ariu është kafshë nën mbrojtje me ligjin e natyrës, dhe nuk guxon të vritet me vendim bazuar në ligjin e gjuetisë. Për pak AMMK do dal me reagim dhe rekomandime te komisionit profesional që është marr me ketë çështje qe dhjetëra ditë. Do padisim cdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur me ligj”, ka shkruar Morina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments