15.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeKosova armatoset si kurrë më parë/ Parashikohet një sulm i përgatitur në...

Kosova armatoset si kurrë më parë/ Parashikohet një sulm i përgatitur në janar: Mund të jetë edhe luftë e hapur!

Kosova ka rritur buxhetin për armatim, madje siҫ deklaron ministri i brendshëm, ky buxhet është rritur për 97%.

Kjo erdhi pas një sulmi që ndodhi vetëm dy muaj më parë në Banjskë, ku mbeteti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nga sulmet terroriste serbe.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak ditë më parë ka thënë se buxheti për AME është rritur për 97 për qind, për Policinë e Kosovës për 17 për qind, ndërsa për ASHI 16 për qind.

“Në MPB ka rritje të buxhetit për 97 për qind në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, në Policinë e Kosovës për 17 për qind, për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit 16 për qind dhe kështu me radhë në agjencitë tjera.

Totali në investimet kapitale është 5.8 milionë euro rritje prej 3.8 milionësh në AME. Në policinë e Kosovës investimet kapitale janë 21.7 milionë e në vitin 2023 12.6 milionë euro. Kemi blerë më shumë autoblinda sesa kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës”, tha ai

Këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e kanë komentuar njohësit e ҫështjeve të sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments