16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKorrupsioni në Maqedoni shqetësues

Korrupsioni në Maqedoni shqetësues

Maqedonia e Veriut ka vuajtur nga korrupcioni për një kohë të gjatë, e që këtë problematik e kanë shprehur edhe raportet ndërkombëtare që merren me këtë çështje, por fakteqësisht kjo dukuri është përkeqësuar në vitet e fundit, e këtë e pasyqroi edhe raporti i fundit i Global Risk Profile ku vendi ynë ka shënuar regres, padyshim se kjo do ta dëmtojë vendin tonë në rrugëtimin e saj integrues drejt BE-së.

Korrupcioni është një nga pandemitë më të rrëzikshme, e cila ka qenë prezente në shoqërinë njerëzore që nga fillesat e saj, e që ajo vazhdon që të jetë e shprehur edhe sot e kësaj dite, pavarsisht sa kohë ka kaluar , sa gjenerata janë ndryshuar, por që askush nuk mund ta thotë se a do të përfundojë ajo ndonjëherë, apo do të jetë prezente në këtë botë aq gjatë sa do të jetë edhe njeriu në të, shkruan Zhurnal.

Hisotria na ka treguar se ajo ka qenë një nga shkaktarët kryesor që ka ndikuar në shkatërrimin e mbretërive, shteteve dhe perandorive, por edhe të një shoqërie në përgjithësi, pasi ajo ka minuar zhvillimin e përgjitshëm dhe ka ndikuar në stagnacion, nga e cila pastaj kanë lindur tensione dhe konfrontime të natyrave të ndryshem që kanë çuar deri në zhdukjen e njësive shoqërore që janë menduar si të pa mposhtura.

Duke parë se si janë shkatërruar sistemet e më hershme shoqëre nga korrupcioni, apo se si ata kanë minuar zhvillimin dhe në të njejtën kohë kanë prodhuar destabilitet dhe mungesë të sigurisë, shtete moderne janë kujdesur që të krijojnë mekaniza me qëllim parandalimin apo reduktimin e këti fenomeni në vendet e tyre. E një një masë këtë e kanë arritur vendet e Evropës Përëndimore, SHBA, Japoni, Kore e Jugut, Kanada dhe shtete tjera, e këtë e dëshmojnë edhe raportet ndërkombëtare ku ata kanë edhe nivelin me të ulët të këti fenomeni në nivel global.

Egzistojnë shumë shembuj që tregojnë efektet që ka korrupcioni për shoqëritë dhe shtetet, ku nese marrim për krahasim vendet që kanë nivelin më të ulët të këti fenomeni në të njejtën kohë kanë nivelin më të lartë të zhvillimit të përgjithshëm si vendet e Evropës Perëndimore, të cilët janë shembuj për shkallën e progresit që kanë, ndërsa vendet që kanë nivel të lartë të korrupcionit kanë nivel shumë të ulët të zhvillimit të përgjithshëm e që të njetit janë të zhytur në regres, konflikte e shembuj të saj janë Siria, Libia dhe Korea e Veriut.

Edhe përkundër faktit se shembujt janë shumë të qartë dhe real për impaktet që shkakton korrupcioni në shoqëri, por kjo nuk po duket e mjaftueshme për disa lider apo shtete që ti rreken më me shumë seriozitet luftës së këti fenomeni, pasi në fund të fundit nga kjo do të vuajm të gjithë, përfshirë dhe ata që janë të “infektuar” nga kjo dukuri, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut që nga pavarsimi i saj është përballur me këtë problematik, e që kjo çështje ka qenë pjesë e çdo raporti ndërkombëtarë ku vendit tonë i është bërë thirrje që të bëjë më shumë në luftën kundër saj, pasi ajo është një nga shkaqet kryesore që po pengon zhvillimin e shoqëror me theks të veçë ekonominë dhe shtetin ligjor, e kjo pastaj ka impkt të fuqishëm negativ në paqen dhe stabilitetin e vendit.

Fatkeqësisht Maqedonai e Veriut në vitet e fundit ka shënuar regres në luftën ndaj kësaj dukurie, ku raportet e fundit tregojnë se niveli i korrupcionit në vendit tonë po përkeqësohet nga viti në vit, e kjo është një element shumë shqetësues, i cili mund të prodhojë një impakt të fuqishëm negativ, duke rënduar edhe më shumë gjendjen ashtu të brishtë politike, ekonomike dhe sociale.

Raporti i fundit i Global Risk Profile thekson se Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 85 në botë nga 196 shtet që janë marrë për bazë, ku vendi ynë ka marrë 43.65 pikë, e që është një rënie me katër vende në krahasim me një vit më parë, e kjo vlersohet se është një rënie e konsiderueshme për një periudhë kaq të shkurtër kohore, që tregon se vendi ynë po humbet terren kundër këti fenomeni dhe tani ne gjendemi në mes vendve të Azisë dhe Oqeanisë.

Në bazë të këti rtaporti, vendi ynë qëndron në një pozitë më të mirë ndaj vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që tregon se edhe pse ne jemi keq, ka edhe më keq se ne, por që kjo asesi nuk e amniston pozitëv jo të mirë që kemi marrë, e që duhet shumë punë për ta ndryshuar këtë rangim.

Serbia fqinji ynë renditet në vendin e 92 që është një përmirsim prej 17 vendeve në krahasim me një vit më parë ku ata gjendeshin në pozitën e 107, Mali i Zi gjendet në pozitën e 89 e cila ka shënuar një përkeqësim prej 10 vende në krahasim me një vit më parë, Kosova renditet në vendin e 122, e që ajo ka shënuar përkeqësim të korrupcionit me 25 vende në krahasim me një vit më parë ku ajo ishte në vendin e 97, Shqipëria renditet në vendin e 125 e që e njejta ka shënuar përmirsim me 14 vende në krahasim me një vit më parë ku ajo mbante pozitën e 139, Bosnje dhe Hercegovia renditet në vendin e 131, që është përkeqësim me 18 vende në krahasim me një vit më parë ku ajo ishte e ranguar në pozitën e 113.

Nga vendet e Ballkanit më mir rangohet Sllovenia në vendin e 29, Greqia në vendin e 37, Kroacia në vendin e 47, ndërsa Bullgaria në vendin e 53, që është një randim dukshëm më i mir se vendi ynë, e që të gjithë këta janë vende të Bashkimit Evropian në të cilin në pretendojmë që të antarsohemi, që tregon se kemi ende shume punë për të bërë për të arritur në nivelin e tyre.

Vendet që renditen me nivelin më të ulët të korrupcionit në botë janë: Finlanda, Norvegjia, Zelanda e Re, Danimarka, Suedia, ndërsa vendet që janë të ranguara me nivelin më të lartë të korrupcionit në botë janë: Korea e Veriut, Siria, Libia, Jemeni, Kongo, Sudani Jugor.

Këto të dhëna sa i përket nivelit të korrupcionit në Maqedoninë e Veriut janë shqetësuese, pasi vendi ynë jo që nuk ka bërë progres, por ka shënuar regres në luftën kundër saj, e kjo duhet që të jetë këmbanë alarmi që institucionet të punojnë më shumë për ta mposhtur apo reduktuar këtë pandemi e cila mund ta çoj shtetin në në humnerë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments