7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKORONAVIRUSI – SHPEND AHMETI PARALAJMËRON MBYLLJEN E SHKOLLAVE NË PRISHTINË

KORONAVIRUSI – SHPEND AHMETI PARALAJMËRON MBYLLJEN E SHKOLLAVE NË PRISHTINË

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke kërkuar mbylljen e shkollave nëse Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), nuk merr vendim për mbyllen e tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se nëse ministria nuk merr ndonjë veprim, ai do t’i mbyll vetë ato në Komunën e Prishtinës, përcjell Gazeta Insajderi.

“Në qoftë se MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, na detyrojnë që të marrim vendim si Komunë.  Një pjesë e madhe e fëmijëve nuk po vijnë në mësim sepse prindërit e pastaj edhe mësimdhënësit po e implementojnë vetë rekomandimet për parandalim. Ska parti në këtë betejë”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditë së djeshme përmes një konference për media, Drejtori i IKPShK-së, Naser Ramadani ka thënë se:“Duke pasur parasysh që s’ka rast të koronovarisit s’ka asnjë nevojë të mbyllen shkolla. Nëse paraqitet ndonjë rast, do të marrim masa”.

Ndërsa, ministrja e arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka nevojë për panik, mirëpo që duhet të rritet vetëdija dhe mirëmbajtja e higjenës.

“Nuk ka hapësirë për panik, por ne si instucione duhet të rrisim vetëdijen sa i përket mirëmbajtjes së higjienës që të mos kemi raste. Nuk ka rekomandim për ndërprerje të mësmit”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments