Na duhen tetë deri në dhjetë javë të tjera masash të ashpra”, tha kancelarja gjermane. Më shumë se 12,800 raste të reja dhe afro 900 vdekje në 24 orët e fundit për shkak të Covid,
detyruan Kancelaren gjermane, Angela Merkel tu dekalaronte ligjvënësve konservatorë se ajo pret një bllokim në Gjermani për të ndaluar pandeminë e koronavirusit, e cila do të zgjasë deri në fillim të prillit, sipas Bild, duke cituar disa persona që morën pjesë në takim.
“Nëse nuk arrijmë të ndalojmë këtë virus britanik (lloji i mutuar i koronavirusit të ri), atëherë deri për Pashkë do të kemi dhjetë herë më shumë raste”. Na duhen tetë deri në dhjetë javë më shumë masa të ashpra”, u citua Merkel të thoshte nga Bild.(shekulli.com.al)
Situata në vend, megjithatë, mbetet e vështirë dhe përhapja është e madhe, pasi numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit me 12,802 në 24 orët e mëparshme, duke arritur në 1,933,826, sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti Robert Koch për Sëmundjet Infektive.