7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKorinieviq: Rusia nuk u paraqit para gjykatës në Hagë

Korinieviq: Rusia nuk u paraqit para gjykatës në Hagë

Ambasadori i Ukrainës në Holandë, Anton Korinieviq theksoi se Rusia nuk është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sepse dëshiron të zhvillojë luftë kundër vendit të tij.

“Fakti se vendet të cilat duhej t’i ndërmarrë Rusia janë të zbrazëta, tregon mjaftueshëm”, theksoi Korinieviq, anëtar i delegacionit ukrainas në gjykatë.

“Ata nuk janë këtu para kësaj gjykate, ata janë në fushën e betejës, po bëjnë luftë agresive kundër vendit tim. Kështu Rusia i zgjidh mospajtimet e saja”, shtoi ai.

Rusia sot refuzoi të paraqitej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për rastin e ngritur nga Ukraina, e cila kërkon nga gjykata më e lartë e KB-së t’i thotë Moskës që ta ndërpresë pushtimin ndaj Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments