Me një vendim të Qeverisë, në Tetovë së shpejti do të nisë ndërtimi i një konvikti të ri studentor. Këtë lajm, menjëherë e kanë komentuar dy zyrtarët e lartë të qeverisë përmes statuseve në rrjetet sociale.
“Tetova, vatra e dijes studentore do të bëhet me Konvikt Shtetëror Studentor. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendim për themelimin e këtij institucioni me kapacitet akomodues prej 300 shtretër. Me këtë synojmë të lehtësojmë jetën studentore të të rinjve duke reduktuar shpenzimet dhe duke ofruar cilësi hapësinore sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.”, ka qenë reagimi i menjëhershëm i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.