16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeKontroll i jashtëzakonshëm në burgun e Shutkës, kanë “munguar” 13 të burgosur

Kontroll i jashtëzakonshëm në burgun e Shutkës, kanë “munguar” 13 të burgosur

Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në burgun e Shuktës nga inspektorë të Drejtoria për Sanksione, u konstatuan një sërë parregullsish. Nga Drejtoria për Tv Telma thanë se 13 të burgosur ndodheshin jashtë burgut dhe nuk u gjetën në qeli.

Pas bisedave telefonike me ta, 12 prej tyre janë kthyer menjëherë në burgun hetimor, transmeton portali Lideri.mk, ndërsa një i burgosur ka qenë i padisponueshëm dhe për këtë rast është njoftuar Ministria e Brendshme.

Drejtori i kësaj drejtorie, Aleksandar Pandov, thotë për Tv Telma se në të ardhmen kontrolle të tilla do të bëhen shumë më shpesh për të vendosur rregull.

Ai thotë se është shqetësues fakti që këta persona që duhet të vuajnë dënimin me burg, e që nuk janë në qeli, mund të kryejnë vepra të tjera dhe njëkohësisht të kenë alibi dhe të mos përgjigjen për to.

Ai shton se ky nuk është rasti i parë i tillë, por se do të ndërmerren veprime vendimtare për të zhdukur këtë praktikë./Lideri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments