11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKonkursi, inspektorati konstaton parregullsi në UT

Konkursi, inspektorati konstaton parregullsi në UT

Drejtori i Inspektoratit të Arsimit Halit Ferati në emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet sonte në Alsat  konstatoi të gjitha shkeljet e zbuluara fillimisht nga TV ALSAT në shpalljen e konkursit për rektor të Universitetit të Tetovës dhe caktimin e Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës së Rektorit. Ai megjithatë shtoi se nuk e ka në dorë ndërmarrjen e sanksioneve kundrejt këtij institucioni, dhe se tani gjithçka është nën kompetencë të ministrit të Arsimit, Jeton Shaqirit.

“Në rastin e Arsimit të Lartë ne edhe me ligjet e funksionimit jemi të limituar prej vitit 2018, janë bërë disa ndryshime plotësime të Ligjit për Arsim të Lartë ku në rastin e Universitetit të Tetovës, kompetencë legjitime më shumë ka ministri i arsimit në rast të konstatimit të parregullsive, ne vetëm e bëjmë konstatimin e parregullsive në sferën e arsimit të lartë”, deklaroi Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

Rikujtojmë që përkundër shkeljeve të konstatuara, Jeton Shaqiri publikisht i doli në mbrojtje Universitetit, duke shkaktuar precedent të rrezikshëm legjitimimin e keqpërdorimeve nga ana e institucioneve të Arsimit të Lartë. Halit Ferati megjithatë pret që të ndërmerren masa, ndërsa shtoi se deklarata e ministrit ka pasur të bëj me mungesë të informacionit nga ana e tij.

Përveç kësaj, inspektimi i cili sipas Universitetit të Tetovës nuk kishte konstatuar shkelje në caktimin e Kushtrim Ahmetit si UD.Rektor, për të cilën madje nga ky Universitet kërkuan nga ALSAT të kërkojë falje, rezulton që të ishte kryer në kundërshtim me ligjin dhe ndaj inspektorit, po ndërmerren masa.

“Në lidhje me rastin e Tetovës ku para 3 muajsh një inspektim i jashtëzakonshëm është bërë nga ana e një inspektorit tonë, ku vetëm për atë inspektor do të ngrihen edhe masa disiplinore për mos respektim të ligjit dhe anashkalimit dhe shvarosjes së punës së tij si inspektor ku edhe do të marrim masa ligjore”, shtoi Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

Ferati shtoi se ky nuk është i vetmi rast ku inspektorë të caktuar rezultojnë të jenë të afërm me drejtues të institucioneve Arsimore dhe kështu shtohen dyshimet për korrupsion të mundshëm, për këtë, tha se ka ndërmarrë masa dhe të gjithë inspektorëve ua ka ndryshuar fushën e veprimit.

Nga dje Universiteti i Tetovës ka publikuar shpalljen e re publike për Rektor bazuar në ligjin për Arsim të Lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments