5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota​Kongresisti amerikan bën thirrje për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO...

​Kongresisti amerikan bën thirrje për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO e BE

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjente.

Në një intervistë ekskluzive për Kanal 10, ai ka thënë është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancën Veri-atlantike.

“Si liderë të botës së lirë, SHBA duhet të mbështesë aleatët e tyre. Nuk kemi aleat më të madh në Evropën Juglindore se sa Kosovën dhe unë shqetësohem se pa anëtarësim në NATO, Kosova mund të jetë e hapur ndaj sulmeve të Serbisë dhe Rusisë. E dimë që vendet si Serbia, që paraqet kërcënim për Kosovën është e vendosur në anën e Rusisë e Kosova në anën e SHBA-ve andaj duhet të jetë pjesë e një ombrelle sigurie që NATO siguron”, tha Torres.

Ai gjithashtu tha se Evropa e ka për obligim ta pranojë Kosovën në familjen e saj.

“Evropa e ka një obligim, ta njohë pavarësinë e Kosovës sepse Rusia tashmë është kërcënimi më i madh në sigurinë e Evropës dhe Evropa nuk duhet të lejojë që të intimidohet nga Rusia për të mos e njohur Kosovën si pjesë të familjes evropiane dhe familjes perëndimore. Pushtimi rus i Ukrainës bëri që të ketë një perëndim më të unifikuar, mes SHBA-së dhe Evropës. Vladimir Putin nuk kalkuloi mirë dhe nënvlerësoi unitetin e perëndimit. Po shohim një unitet që nuk e kemi parë më herët dhe kjo mund të jetë një bazë e fuqishme e zgjerimit të NATO-s për vende si Kosova”, tha Torres.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments