19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKonfiskohen armë dhe municione gjatë bastisjeve në Manastir dhe Resnjë

Konfiskohen armë dhe municione gjatë bastisjeve në Manastir dhe Resnjë

Gjatë ditës së sotme policia me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në Resnjë dhe Manastir, ku janë gjetur armë dhe municione.

Nga MPB njoftojnë se tre persona janë thirrur në stacion të policisë për rastin në fjalë dhe se me ta është bërë bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse.

“Në fshatin Ezerani të Resnjës, në shtëpinë e G.A. (44) nga fshati Ezerani, janë gjetur 19 copë municion të kalibrit të ndryshëm. Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Çapari të Manastirit, në pronësi të J.M.(29) nga fshati Çapari janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm dhe një pushkë ajrore e kalibrit 4.5 mm, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e P. T. (57) në fshatin Rotino i Manastirit janë gjetur dhe konfiskuar një karabinë, një pushkë gjuetie, municione për të dyja armët dhe municionet tjera”, thonë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments