8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaEkonomiKONFISKOHEN 272 PAJISJE TË KRIPTOVALUTAVE NË LEPOSAVIQ

KONFISKOHEN 272 PAJISJE TË KRIPTOVALUTAVE NË LEPOSAVIQ

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Si bëhet e ditur, në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. I gjithë aksioni është zhvilluar dhe ka përfunduar pa incidente.

“Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, përfundoi Sveçla. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments