15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKomuna pohon se çështja shpronësimeve për rrugën “Bllagoja Toska” ka përfunduar! Gjykata...

Komuna pohon se çështja shpronësimeve për rrugën “Bllagoja Toska” ka përfunduar! Gjykata e Tetovës: Lënda është në procedurë për shpronësim

Komuna e Tetovës këmbëngul se e kanë fituar lëndën në gjykatë e cila i lejon që të vazhdohet puna me rrënimin e shtëpive për t’i hapur vend shtrimit të bulevardit “Bllagoja Toska”. Thonë se komuna e ka fituar lëndën në dyja shkallët, ku edhe është bazohet deklarata e kryetarit Bilall Kasami se çështja shpronësimeve ka përfunduar.“Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën për shtyp i është referuar vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë ku të dy vendimet procedurat e ndërmarra na ana e komunës kanë qenë në rregull. Për më shumë informacione mund të drejtoheni tek gjykatat përkatëse”, thonë nga komuna e Tetovës.

Po ajo që e përgënjeshtronte pohimin e Kasamit ishte deklarata e një prej pronarëve të shtëpive, Islam Rushiti, i cili ditë më parë për TV21 tha se nuk ka asnjë marrëveshje me komunën e Tetovës dhe se gjykata ende nuk ka dhënë vendim të plotfuqishëm për shpronësimin. Pyetëm në Gjykatën e Tetovës nëse ka përfunduar ky procesi gjyqësor, nga ku lanë të nënkuptohet se jo, për shkak se lënda është fazë ekspertize që do të përcaktonte vlerën e pronës si formë kompensimi.
 “Kryetari i gjykatës ju drejtua gjyqtarit të lëndës Elvedin Ferati i cili vepron në lëndën 47/22 e formuar me propozim të Komunës së Tetovës kundër Islam Rushitit nga Tetova me bazë për caktimin e kompensimit për shpronësim të plotë. Për lëndën e cekur është zhvilluar shqyrtim me datë 25.05.2022 me çka nga gjykata është sjellë aktvendim për caktimin e ekspertizës nga eksperti i autorizuar  gjyqësor për shkak të caktimit të kompensimit për shpronësimin të plotë”, thonë nga Gjykata e Tetovës.
Projekti i “Bllagoja Toskës” zgjat me vite, e assesi të realizohet. Komuna pretendon se ka marrëveshje me të gjithë banorët për çështjen e shpronësimeve, por familja Rushiti aspak nuk pajtohet me vlerën të cilën është paraparë si kompensim për pronën e saj. Kryetari Kasami ka dhënë afat që deri në shtator ky projekt do të përfundojë.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments