Komuna e Gjorçe Petrovit miratoi një masë që ndalon mësuesit të përdorin telefona celularë gjatë procesit arsimor në shkollat fillore në komunë.
Siç thanë autoritetet komunale, përdorimi i tepërt i telefonave gjatë orëve të mësimit nga nxënësit dhe mësuesit po bëhet një problem serioz gjatë gjithë procesit arsimor.
- Për qëllim të procesit të pandërprerë të mësimdhënies, ne e miratuam këtë masë e cila hyn në fuqi në fillim të semestrit të dytë. Do të ndiqet një masë disiplinore për çdo mësues që nuk e respekton atë. Në të ardhmen, stafi mësimdhënës do të jetë në gjendje të përdorë vetëm teknologji të tjera të informacionit dhe komunikimit, por jo edhe telefon, për nevojat e mësimdhënies, njofton Komuna Gjorçe Petrov.
Nxënësit, megjithatë, do të jenë në gjendje të sjellin telefonat e tyre në shkollë, por nuk do të lejohen t’i përdorin ato gjatë orëve të mësimit, sipas deklaratës së Komunës. Gjatë orës së mësimit, celularët e nxënësve duhet të fiken dhe të vendosen në një vend të caktuar.