10 C
Tetovo
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKomuna e Tetovës nuk e zbardh raportin e punës së Komisionit që...

Komuna e Tetovës nuk e zbardh raportin e punës së Komisionit që duhej të inspektonte qëndrueshmërinë sizmike të objekteve

https://alsat.mk/komuna-e-tetoves-nuk-e-zbardh-raportin-e-punes-se-komisionit-qe-duhej-te-inspektonte-qendrueshmerine-sizmike-te-objekteve

Ende asnjë rezultat nga puna e komisionit komunal në Tetovë që duhej të inspektonte qëndrueshmërinë sizmike të godinave. Komisioni u formua dy vjet më parë, ndërkaq nuk dihet ende se cilat banesa, shkolla dhe institucione janë të qëndrueshme ndaj tërmeteve dhe ku nevojiten rinovime.

“Shpejt ai raport do të jetë në faqen zyrtare….Sa i përket masave që merren, patjetër që ne si komunë, sidomos më e rëndësishmja për shkollat, sipas gjetjes së raportit, kemi bërë një plan për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave, që nxënësit në periudhën që vjen të jenë në ambiente të sigurta”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Çështja e qëndrueshmërinë se objekteve të banimit por edhe institucioneve u aktualizua pas tërmetit të lëkundi Tetovën pak ditë më parë. Dekani i Fakultetit të Inxhinirisë së Ndërtimit në UT, Enis Jakupi kritikon komunat për mungesë bashkëpunimi për kontrollin e objekteve dhe konstatimin nëse të njëjtët janë të qëndrueshëm në aspektin sizmik apo jo.

“Ne jemi të obliguar që për çdo objekt të bëjmë një grafikon të jetëgjatësisë së tij, shkaku se çdo objekt projektohet për një periudhë të caktuar, ndërtohet 3-5 vjet dhe pastaj 50 vjet nuk do asnjë intervenim, por pas 50 viteve deri në 75 vjet, duhet ta ndjekim jetëgjatësinë dhe proceset e lëvizjeve në objekt. Pastaj duhet të shohim nëse objekti do sanohet, do rinovohet apo duhet të prishet krejt dhe ndërtohet objekt i ri. Komunat kanë sektorin që quhet për urbanizëm, veprimtari komunale e infrastrukturë dhe ky sektor duhet të merret me këto procese, jo vetëm me dhënie të lejeve e kështu me radhë”, u shpreh Enis Jakupi, Inxhinier i tërmeteve dhe konstruksioneve arkitektonike.

Nga katër zonat e tërmetit, një pjesë e Maqedonisë, siç është Dojrani, Dibra, Ohri dhe Shkupi, por edhe një pjesë e Sharrit, janë në zonën e tërmeteve dhe lëkundjet e tokës nuk përjashtohen as në të ardhmen. Por, ekspertët qetësojnë se mënyra e re e ndërtimit, i bën objektet të jenë më të sigurta për banim./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments