4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës kërkoi Qeveria ta heqë ndalesën për transport publik të...

Komuna e Tetovës kërkoi Qeveria ta heqë ndalesën për transport publik të udhëtarëve

– Shtabi i krizave të Tetovës sot ka dërguar kërkesë te Qeveria ta heqë ndalesën për transport publik të organizuar me autobusë dhe furgonë të cilat qarkullojnë në territorin e komunës së Tetovës dhe komunat e rrethinës. Kjo ndalesë ishte vendosur nga 21 prilli.
“Sipas vendimeve të mëparshme të Qeverisë dhe tendencës për liberalizim të masave rrigoroze në vend, kërkuam heqje të ndalesës për transport me autobusë dhe furgonë të cilat qarkullojnë në territorin e komunës së Tetovës
dhe komunat rurale të rrethinës”, informuan nga komuna.
Ndalesa ishte vendosur më 21 prill. Shtabi i krizave në Tetovë i kumtoi edhe shifrat e të sëmurëve nga Kovid-10.
Sipas këtyre të dhënave, në komunën e Tetovës ka 52 të sëmurë nga të cilët dy të vdekur, në Bogovinjë 41 nga të cilët gjashtë të vdekur, në Tearcë 7, në Bërvenicë 10 nga të cilët një i vdekur, në Jugenuvce katër dhe komunën e
Zhelinës gjashtë të infektuar nga të cilët dy të vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments