31.9 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaSportKomuna e Gostivarit i merr stadiumin ekipit të qytetit

Komuna e Gostivarit i merr stadiumin ekipit të qytetit

Komuna e Gostivarit merr vendim të gabuar për stadiumin

Këshilli i Komunës së Gostivarit në mbledhjen e fundit ka sjellur vendim për dhënien me qira të stadiumit. Sipas këtij vendimi, KF Gostivarit i merret e drejta e shfrytëzimit të stadiumit, dhe stadiumin do të mund t’a shfrytëzojnë të gjitha klubet e interesuara në mënyrë të barabartë.

Komuna gjatë marrjes së vendimit është dashur të ketë parasysh që KF Gostivari ka investuar shumë mund dhe para në renovimin e stadiumit. KF Gostivari ka ndërtuar tribunë të re, ka renovuar zhveshtoret, ka instaluar semaforët brenda dhe jashtë stadiumit, ka riparuar muret e stadiumit nga brenda dhe jashtë ndërsa në plan ka edhe vendosjen e fushës hibride.

Është e saktë se stadiumet janë pronësi e qytetit por gjithnjë duhet marrë parasysh se ekskluzivitet gjatë shfrytëzimit duhet të kenë ata që kanë investuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments